Kosova
Kroacia shton numrin e ushtarëve në Kosovë
Bëhet e ditur se një kontingjent i ri i ushtarëve kroatë përforcon misionin KFOR në Kosovë, raporton Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë, përcjell albinfo.ch.
Siç është njoftuar, bëhet fjalë për Regjimentin e dytë të forcave ajrore kroate, që do t’i bashkohen misionit kroat në KFOR. Ata do të nisen nga kazerma “Knez Trpimir” nga Divulja.
“Komandant i regjimentit të forcave është majori Elvis Mishiq, një kapiten i skuadrës së 395-të të helikopterëve në kuadër të Forcave Ajrore të Kroacisë”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.
Për majorin Mishiq, është udhëtimi i gjashtë në kuadër të operacionit të KFOR-it.
Para nisjes, ai tha se pjesëtarët e regjimentit të aviacionit janë të përgatitur mirë dhe të gatshëm për t’i kryer të gjitha detyrat dhe se përfaqësojnë me profesionalizëm dhe nder Ushtrinë kroate dhe Kroacinë.
“Detyra kryesore e kontingjentit kroat në operacionin e mbështetjes së paqes, KFOR, që është i vendosur në zonën e aeroportit të Sllatinës në Prishtinë, është transporti i forcave të KFOR-it, mallrave dhe personave VIP”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.
Më herët kanë shtuar numrin e ushtarëve në kuadër të KFOR-it edhe disa vende të tjera. Është përforcuar kontingjenti i KFOR-it me ushtarë të tjerë, pas tensioneve të vitit të kaluar dhe sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













