Bota

Krokodili për Krishtlindje

Policia australiane është duke kërkuar pronarin e një krokodili të vogël të gjetur në një rrugë në Melbourne në Ditën e Krishtlindjeve.

Banorët lokalë e kishin parë krokodilin pak jashtë zonës biznesore.

Policia e Victorias ka thënë se kishin shkuar në vendngjarje dhe kishin gjetur krokodilin njëmetërsh të gjatë të qetë.

Mark Pelley, kapës i njohur i gjarpinjve, ishte ftuar që të kapte “gjetjen” e pazakontë të Krishtlindjeve, transmeton Albinfo.ch.

Ai ka thënë se policia e kishte ftuar sepse një krokodil po ecte rrugëve. Për “3AW”, ai ka thënë se kishte gjetur pesë policë që e shikonin krokodilin.

Pelley kishte arritur të kapte krokodilin dhe tani është nën kujdes të autoriteteve.

Pronarët e kafshëve në Victoria kanë të drejtë të mbajnë krokodilë të gjatë deri në 2.5 metra.