Lajme
Kryediplomati gjerman për vizitë në Ballkan
Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel viziton Serbinë dhe Kosovën për t'u informuar me gjendjen në këto vende. Do të ketë edhe mesazhe të rëndësishme.
Ministri gjerman i punëve të jashtme Sigmar Gabriel do që në gjatë vizitës së planifiluar në Serbi dhe Kosovë të informohet me gjendjen atje dhe shkaqet që kanë shkaktuar tendosjet e fundit . Serbia edhe nëntë vjet pas shpalljes së pavarësisë e konsideron Kosovën pjesë të saj dhe pohon se nuk do të njohë kurrë pavarësinë e shpallur në vitin 2008. Ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian ka dhënë rezultate në dialog, por shumë marrëveshje nuk janë realizuar deri në fund, shkruan deutschewelle.de. Në Kosovë edhe më tej ka rreth 550 ushtarë gjermanë, të cilët në kuadër të KFOR-it, kujdesen për paqën dhe stabilitetin e saj.
Gabriel në Beograd do të takohettë mërkurën me kryeministrin aktual dhe presidentin e ardhshëm të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po përballet me protesta masive për shkak të “manipulimit të zgjedhjeve presidenciale”. Mijëra protestues në Beograd dhe rreth 20 qytete të tjera kanë kërkuar largimin e Vuçiqit nga pushteti, me shpjegimin se zgjedhjet janë manipuluar. Pasdite Gabriel dhe Vuçiq do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për media.
Të enjten, më 13 prill kryediplomati gjerman do të vizitojë edhe Kosovën. Agjenda nuk është konfirmuar ende deri në fund, por bëhet e ditur se të enjten do të bisedojë me kryeministrin Mustafa dhe përfaqësuesit tjerë vendorë si dhe ndërkombëtarë. Ndërsa të hënën Gabriel do të shkojë për vizitë edhe në Tiranë, e cila po përballet me krizë politike.
“Ne duam që të mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor, në rrugën e tyre drejt funksionimit të shtetit juridik, stabilitetit dhe mirëqenjes”, theksoi Gabriel. “Bashkëbiseduesit e mi do t’i sigurojë se rruga e anëtarësimit në BE mbetet e hapur, nëse bëjnë përparime dhe vazhdojnë të realizojnë reformat, në vend të tendosjeve dhe përçarjeve”.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












