Kosova
Kryediplomati shqiptar takohet me Zelenskyn në Kiev: Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me kryeministrin Denys Shmyhal, si dhe me zyrtarë tjerë ukrainas, përcjell albinfo.ch.
“Shkëmbyem instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë dhe nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin europian. Këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm”, tha Hasani.
Në një postim në X, ai shtoi se Shqipëria “qëndron me vendosmëri me Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes, sigurisë dhe të ardhmes europiane”.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë











