Shqipëria

Kryemadhi: Ka ende shpresë për fitoren e opozitës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u ka thënë simpatizantëve të kësaj partie se opozita është e aftë të rrëzojë Edi Ramën dhe të ngjallë shpresë për qytetarët.

Lëvizja Socialiste për Integrim nisi takimet me strukturat e saj në gjithë Shqipërinë në përgatitje për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të ardhshëm, përcjell albinfo.ch.

Kryemadhi në këtë takim iu përgjigj edhe bashkëshortit të saj njëherësh Presidenti Ilir Meta i cili tha se LSI-ja duhet të jetë më e moderuar, Por ajo u shpreh se nënshtrimi nuk është moderim.

“Shpresë ka. Nuk duhet të bëhemi vazhdimësi e propagandës së makinerisë së Edi Ramës, sepse është vetë ai që stimulon: Unë jam i keq por jam më i miri nga të gjithë të këqijtë. Jo më të keq se Edi Rama nuk ka. Ne e kemi në dorë për ta larguar dhe rrëzuar Edi Ramën. E rrëzojmë edhe me votë edhe me protestë. Si të na dojë qejfi ne”, ka thënë ajo.