Lajme
Kryeministri grek kërkon falje për aksidentin
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka kërkuar falje nga familjet e 57 viktimave të aksidentit tragjik të fillim marsit në Larisa të Greqisë.
“Si kryeministër, ua kam borxh të gjithëve, veçmas familjarëve të viktimave që t’u kërkoj falje. Për Greqinë e vitit 2023, dy trena që udhëtojnë në drejtime të ndryshme nuk mund të lëvizin në shinë të njëjtë dhe askush të mos e vërejë”, shkroi Mitsotakis.
Kjo ka nxitur zemërimin e qytetarëve grekë edhe në Athinë, ku pati përleshje mes protestuesve dhe policisë helene. Ministri i Transportit është dorëhequr nga posti, derisa opozita po kërkon përgjegjësi nga e gjithë qeveria greke.
Autoritetet në Greqi kanë filluar hetimin për të gjetur arsyet se pse dy trenat u përplasën.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten












