Kosova
Kryeministri i Kosovës: Nuk do ta pranoja vetëm draftin, pa pakon e plotë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para deputetëve në Kuvend, ka deklaruar se nëse në Bruksel do t’i ofrohej vetëm nënshkrimi i draftstatutit për Asociacionin, nuk do ta pranonte, teksa tha se e ka pranuar draftin e Asociacionin si pjesë të një pakete, ku përfshihet edhe Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i Zbatimit.
Sipas tij, kjo i ishte kërkuar si “urgjencë e madhe për shkak të situatës gjeopolitike” nga krerët evropianë, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Draftstatuti i propozuar i ka vërejtjet te ndërmjetësi. Unë kam pranuar nënshkrimin e paketës. Po të më thoshin pranoje veç draftstatuin, nuk do ta pranoja. Ata nuk kërkuan prej meje ta pranoj veç draftin, sepse nuk do të mund ta pranoja. Po si pjesë e paketës, kur të thonë krerët evropianë, me mbështetjen e SHBA-së, është urgjencë e madhe për shkak të situatës gjeopolitike, po e bëjmë sonte pra. A është ashtu? Edhe marrëveshja bazike, edhe aneksi i zbatimit, edhe ky draftstatut. Me ato vërejtjet e mia, po le të jetë aty. Por me nënshkrim. Pa nënshkrim, s’ka pranim. Pa nënshkrim, s’ka garanci për zbatim”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin










