Shqipëria
Kryeministri i Shqipërisë në OKB kërkon njohjen e Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka folur për mikpritjen e popullit shqiptar ndaj hebrenjve në luftën e dytë botërore, si dhe qasjen që shteti ynë pati ndaj afganëve dhe iranianëve të dëbuar nga vendi i tyre.
Tutje, ai ka vlerësuar përpjekjet e 12 viteve të fundit në Ballkanin Perëndimor për paqe mes liderëve politikë, përcjell albinfo.ch.
“Kemi ndërmarrë angazhime të tilla në të shkuarën. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë dhe besim. Me tolerancë nuk nënkuptoj vetëkënaqësi, por kërkoj që të shkojmë përtej zonave të rehatisë me respekt. Kjo tolerancë që shqiptarët myslimanë dhe të krishterë shprehën në luftën e dytë ndaj hebrenjve, e bënë Shqipërinë të vetmin vend në Europë me më shumë hebrenj se sa kur lufta nisi. U dhamë strehë refugjatëve iranianë, edhe pse paguam një çmim të madh me një sulm kiberntik që synonte të gjunjëzonte vendin. Ne nuk u lëkundëm dhe nuk do të lëkundemi për aq kohë sa është e nevojshme. Së fundmi i shtrimë dorën Italisë për të lehtësuar vështirësitë në migracion. Në vend të flisnim, ne vepruam dhe nuk qëndruam duarlidhur. Ky solidaritet dhe bashkëpunim është boshti i politikës në vendin tonë”, ka thënë ai.
Kur është përmendur situate në Ballkan, Rama e ka përshkruar Kosovën si një realitet të pakthyeshëm dhe një pjesë integrale të komunitetit euroatlantik, duke bërë thirrje për njohjen e saj nga të gjitha shtetet.
“Ne duhet të punojmë me durim. Kosova është një pjesë e pandashme e realitetit dhe nuk duhet të mbahet peng nga askush, duke nisur nga 5 shtetet e BE që nuk e njohin Kosovën”, u shpreh ai.
Sa i përket luftës në Ukrainë, ai i ka bërë thirrje Rusisë që të ndalë këtë agresionin dhe të fokusohet për negociata dhe një paqe të drejtë.
“Një paqe që është disfatë për Ukrainën do të sjellë agresion të fuqishëm. Edhe ne duam paqe, duam që të ketë paqe midis Ukrainës dhe Rusisë. Do mbështesim çdo përpjekje për paqe. Por kërkojmë një paqe të drejtë të mbështetur në kartën e OKB dhe rezolutat e kësaj asambleje. Një paqe që nuk mund të minojë Ukrainën dhe të drejtën e saj. Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës e ta mbështesë atë për sa kohë është e nevojshme”, shtoi tutje ai.
E-Diaspora
-
“Netët e filmit shqiptar” në 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, në Cyrih Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër: "Nëntori Shqiptar" pjesë e festimeve të 80-vjetorit të çlirimit,...
-
Diamant Salihu është nominuar sërish për Çmimin e Madh të Gazetarisë
-
“Alpha & Partner Vermögensmanagement GmbH” ju këshillon si të menaxhoni pasurinë
-
Kurti të dielën do të takojë mërgatën në Gjermani
-
Arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Bazel: Kujdes kur porositni qebapë Nëse porositni një qebap në Bazel – mund të mos merrni saktësisht atë që keni kërkuar...
-
Sa lirisht mund të lëvizin qytetarët e BE-së në dhe brenda Zvicrës?
-
Si do të funksionojë ndalimi zviceran për mbulimin e fytyrës kur të hyjë në fuqi?
-
A mund të refuzojnë kompanitë në Zvicër një shërbim për shtetasit e huaj?
-
Edelweiss Air zbulon fluturimet e reja në orarin e saj të verës 2025