Lajme
Kryeministri Kurti takohet me bashkatdhetarët shqiptarë në Vjenë
Në fund të qëndrimit të tij në Vjenë të Austrisë, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, në mbrëmje në sallën e hotel “Europahaus” u takua edhe me një numër të madh bashkatdhetarësh që jetojnë në Austri, raporton albinfo.at
Kryeministri Kurti gjatë këtij takimi njoftoi me zhvillimet e fundit në vend, reformat e ndërmarra dhe me punën e deritanishme të Qeverisë, teksa diskutuan për zhvillimin e vendit, përfshirjen dhe rolin aktiv të mërgatës në atë drejtim.
Kryeministri i falënderoi të pranishmit për mikpritjen e ngrohtë dhe të gjithë diasporën për angazhimin e palodhshëm dhe kontributin e vazhdueshëm.
Ai u shpreh se diaspora është pjesë përbërëse e së kaluarës, tashmes dhe të ardhmes së vendit, dhe i ftoi që së bashku me partnerët e tyre të biznesit të hulumtojnë mundësitë e investimeve në Kosovë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe