Kosova
Kryeministri viziton të lënduarit, i gatshëm tu ndihmojë për gjithçka
Plenkovic tha ndër të tjera se është hera e parë në shumë vite që në Kroaci ndodh një aksident i përmasave të tilla
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka vizituar në spital shqiptarët e Kosovës që mbetën të plagosur në aksidentin tragjik mëngjesin e sotëm në Brodi.
Kreu i qeverisë kroate siguroi se do të kujdesen për të gjithë të plagosurit me çdo gjë që të jetë e nevojshme. “Do t’i ndihmojmë me gjithçka që është e nevojshme, duke filluar nga kostot, qëndrimi në spital dhe organizimi për vazhdimin e rrugës drejt Kosovës. Të plagosurit do të qëndrojnë në spital përsa kohë të jetë e nevojshme. Bëhet fjalë për familje. Disa janë të plagosur, disa jo. Ne do t’i ndihmojmë të ndihen mirë këtu dhe të marrin të gjithë mbështetjen e nevojshme”, u shpreh Kryeministri i Kroacisë pasi vizitoi të plagosurit në spital.
Plenkovic tha ndër të tjera se është hera e parë në shumë vite që në Kroaci ndodh një aksident i përmasave të tilla. Ai shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, por nga ana tjetër falenderoi të gjitha shërbimet e emergjencës dhe këdo që ndihmuan në këtë situatë. Kryeministri kroat shoqërohej nga disa ministra të qeverisë së tij gjatë vizitës në spital. Mëngjesin e sotëm, një autobus i nisur nga Gjermania me destinacion Kosovën humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përmbysur në një autostradë pranë qytetit Brodi në Kroaci. 10 pasagjerë humbën jetën në mesin e 69 udhëtarëve që ndodheshin në autobus, përfshirë dhe dy shoferët, përcjell albinfo.ch.
Të gjithë janë shqiptarë të Kosovës që jetojnë në Gjermani dhe po ktheheshin në vendlindje për pushime. Drejtuesi i autobusit është arrestuar dhe ka pranuar se e zuri gjumi dhe për këtë arsye humbi kontrollin mbi mjetin.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false Ai paraqiti si dëshmi të një kursi integrimi, testin "Të jetosh në Gjermani" dhe një test... -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Zvicër
-
Mijëra njerëz dalin në rrugët e Bernës në mbështetje të komunitetit queer Mijëra njerëz marshuan sot në Bernë për të kërkuar më shumë barazi, mbrojtje ligjore dhe siguri... -
Mbyllet pas 70 vitesh fabrika e fundit e kravatave në Zvicër -
Politikani i akuzuar për përdhunim të shumëfishtë kishte pranuar sulmet para psikoterapistit -
Gjykata Evropiane dënon Zvicrën: Të paraburgosurit iu mohua e drejta të shihte lindjen e fëmijës -
Bazeli rekruton shtetas të huaj me vizën B për trajnim policor














