Kosova
Kryeprokurori i Specializuar takon në Kosovë vetëm ministrin Tahiri
Smith u përzgjodh për postin e Prokurorit të Specializuar pas një procesi të organizuar nga Bashkimi Evropian dhe u emërua në këtë post nga shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou. Ai e filloi detyrën më 11 shtator.
Kryeprokurori i Specializuar, Jack Smith, do ta vizitojë Kosovën, për herë të parë, për takime me zyrtarë ndërkombëtarë dhe kosovarë. Gjatë vizitës, ndër të tjerash, ai do të takohet me krerët e organizatave ndërkombëtare, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, si dhe me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, bëhet e ditur përmes një njoftimi nga kjo Prokurori.
Smith u përzgjodh për postin e Prokurorit të Specializuar pas një procesi të organizuar nga Bashkimi Evropian dhe u emërua në këtë post nga shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou. Ai e filloi detyrën më 11 shtator.
Smith është pasardhës i Prokurorit të parë të Specializuar, David Schwendiman, i cili e lëshoi detyrën e kryeprokurorit në fund të marsit, pas përfundimit të mandatit të tij si zyrtar i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara. Zyra e Prokurorit të Specializuar po heton krimet e pretenduara në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011, “Trajtimi ҫnjerёzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore nё Kosovë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













