Kosova
Kryeprokurori kërkon hetim për listat e publikuara të veteranëve
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë ka kërkuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë që të nisë hetimet për të verifikuar nëse personat zyrtarë kanë kryer vepër penale me rastin e publikimit të listave të veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këtë deklaratë zyra e kryeprokurorit e ka bërë të ditur përmes një njoftimi dërguar mediave.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka kërkuar që të fillohen hetimet paraprake, për të verifikuar çdo veprim të personave zyrtarë në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, si dhe të zyrtarëve apo personave të tjerë jashtë këtyre sistemeve, nëse të njëjtit kanë kryer vepër penale me rastin e publikimit të emrave të personave të përfshirë në listat e veteranëve apo pjesëtarëve luftëtarë të UÇK-së”, thuhet në njoftim.
Disa javë më parë, mediat kanë publikuar disa lista me emra të veteranëve përfitues.
Për këto lista kanë reaguar edhe prokuroria.
Gjithashtu në lidhje me keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, gjatë klasifikimit të veteranëve të ligjshëm dhe ndarjes së pensioneve për ta, është ngritur aktakuzë ndaj 12 personave.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














