Kosova
Kryetari i Komisionit për Legjislacion: Nuk mund të shqyrtohen amendamentet e Osmanit
Pas procedimit të amendamenteve për ndryshimet kushtetuese lidhur me zgjedhjen e presidentit, është mbledhur Komisioni për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete në Kuvendin i Kosovës.
Kryetari i këtij komisioni, Përparim Gruda, ka deklaruar se amendamentet kushtetuese të propozuara nga Vjosa Osmani për zgjedhjen e presidentit/es drejtpërdrejt nga populli nuk mund të shqyrtohen në këtë fazë.
Sipas tij, arsyeja lidhet me tejkalimin e afateve, pasi këto amendamente janë dërguar për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese që në vitin 2011.
“Jemi gati 14 vjet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi çështja është dërguar në gjykatë në vitin 2011. Pra, kemi kaluar çdo afat. Unë sot mendoj se komisioni nuk mund të shqyrtojë amendamente që kanë kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese më shumë se një dekadë më parë. Amendamentet kushtetuese mund të propozohen nga Presidentja e Kosovës, nga Qeveria dhe nga ¼ e deputetëve të Republikës së Kosovës. Ky është hapi i parë procedural.
Hapi i dytë, që përcaktohet si në Kushtetutë ashtu edhe në Rregullore, është që amendamentet kushtetuese dërgohen për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese për të parë nëse ato amendamente i shkelin ose i pakësojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, siç janë të mbrojtura me Kapitullin II të Kushtetutës.
Në jurisprudencën e saj, Gjykata Kushtetuese ka theksuar se duhet të kontrollohet edhe Kapitulli III, i cili flet për të drejtat e komuniteteve, si dhe të vlerësohet nëse këto amendamente e shkelin frymën dhe vlerat mbi të cilat qëndron rendi kushtetues i Republikës së Kosovës.
Kjo është procedura. Ndërkaq, kur Gjykata Kushtetuese përfundon shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese, ato amendamente, sipas Rregullores së Punës së Kuvendit (neni 87), dërgohen në Komisionin për Legjislacion për shqyrtim. Nëse ka nevojë për pastrim të tekstit sipas vërejtjeve të Gjykatës Kushtetuese, atëherë teksti rregullohet aty dhe më pas përcillet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka sqaruar ai, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor Dukshëm më pak vizitorë udhëtuan për në Zvicër, veçanërisht nga India (-34 për qind) dhe Shtetet... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj













