Kosova
Mustafa propozon shkarkimin e Vjosa Osmanit nga funksionet në LDK
Propozohet që të shkarkohet Vjosa Osmani nga posti i nënkryetares si dhe anëtares së Kryesisë së LDK-së. Një propozim të tillë e ka bërë vetë kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, i cili përmes një letre drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë ka kërkuar që Avdullah Hoti të marrë pozicionin e Osmanit, përcjell albinfo.ch.
Mustafa në këtë letër ka thënë se në seancën e Kuvendit, ku u votua mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, Osmani doli në kundërshtim me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, duke bërë apel të mos votohet mocioni.
Gjithashtu, sipas tij, ajo vazhdoi publikisht me kundërshtimin e koalicionit aktual, i cili përbën Qeverinë Hoti.
Mustafa thotë se Osmani iku nga përgjegjësia për ta drejtuar seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së drejtuar nga LDK-ja.
“Si Kryetar i LDK-së e kam për obligim të kujdesem për zbatimin e Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rrjedhimisht për zbatimin e vendimeve të organeve të LDK-së. Ju përkujtoj se Statuti i LDK-së në nenin 14, pika 14.2 shprehimisht thotë: ‘Anëtarët e LDK-së nuk mund të jenë në pozita, organe dhe forume të LDK-së, nëse ata publikisht refuzojnë dhe i mohojnë vendimet e organeve dhe forumeve, anëtarë të të cilëve janë’. Organet e LDK-së, sipas Statutit janë: Kuvendi i LDK-së, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, Kryetari i LDK-së dhe Kryesia e LDK-së; pastaj Forumi i Gruas së LDK-së dhe Forumi Rinor i LDK-së”, thuhet në letrën e Mustafës.
Ai ka treguar se anëtarët e LDK-së deri në orën 19:00 mund të votojnë në mënyrë elektronike./albinfo.ch
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe