Lajme
Kryetari i ri i Prishtinës shkon me autobus në punë
Kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti duket se e ka mbajtur premtimin që kishte dhënë në fushatë, se “nuk i duhet veturë zyrtare”. Ai sot me autobus shkoi në punë
Në ditën e parë të punës, Shpend Ahmeti, kryetari i ri i Prishtinës, nga shtëpia deri në komunë, ka udhëtuar me autobus urban. Me këtë veprim, kryetari i ri duket se e ka mbajtur premtimin që kishte dhënë në fushatë, se “nuk i duhet veturë zyrtare”.
Gjatë fushatë, Ahmeti ka akuzuar kryetarin në ikje, Isa Mustafa se ka shpenzuar para kot për blerjen e një veture luksoze “Audi Q7” për nevojat e kryetarit. Ahmeti ka thënë se kryetarit të ri nuk i duhet veturë e shtrenjtë, ndërsa ka paralajmëruar shitjen e veturës.
Madje nëpër rrjetet sociale është ironizuar shitja e kësaj veture: “shitet enje veturë e re, të cilën e ka vozitur vetëm një plak”.
Shpend Ahmeti një ditë më parë e dha betimin para Asamblesë Komunale dhe u inaugurua si kryetrari i ri i Prishtinës. Ndërsa sot pritet ta zyrtarizojë qeverisjen e re komunale.
Një ditë në media u publikuan emrat e disa ekspertëve që do t’i drejtojnë dikasteret kyçe në qeverisjen e Shpendit.
Dardan Sejdiu do të prezantohet si nënkryetar i Komunës së Prishtinës; Ylli Hoxha si kryesuesi i Asamblesë; Xhelal Sveçla do të emërohet udhëheqës i Drejtorisë së Inspektoratit; Liburn Aliu drejtor i Urbanizëm dhe Nora Kelmendi në Kadastër.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Kafe me Diasporën” në Bonn Bashkatdhetarët ftohen të marrin pjesë në një bashkëbisedim të hapur për çështjet dhe interesat e komunitetit... -
KQZ: Mbi 22 mijë pako të diasporës janë aprovuar, 755 refuzohen gjatë verifikimit -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës -
Hungari
U ndal për të pushuar në autostradën hungareze, kosovarit i vidhen 8 mijë euro dhe dokumentet personale -
Evropa
Shqiptarja Arba Kokalari merr rol kyç në Parlamentin Evropian
Jeta në Zvicër
-
Solothurn: Nëntë ushtarë të lënduar në një aksident rrugor Nëntë ushtarë u plagosën, shtatë me lëndime mesatare dhe dy lehtë, të enjten në një aksident... -
Kur është e paligjshme zhurma e fqinjit në Zvicër? -
Qyteti i Cyrihut reagon ndaj akumulimit të nxehtësisë në klasa -
Qiratë në Zvicër: Lugano ka rritjen më të lartë mujore -
Senati zviceran mbështet financimin e përzier për pensionin e 13-të












