Kosova

Kryetari kursimtar

Për një javë, në njoftimin e komunës thuhet se për mallra dhe shërbime ka shpenzuar gjithsejtë: 33.60 euro

Gjatë javës së fundit të qeverisjes së tij në Komunën e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka shpenzuar vetëm 33.60 euro nga paratë publike.

Tahiri ishte zotuar se do të publikonte shpenzimet e zyrës së tij gjatë tërë qeverisjes së tij.

Në njoftimin e komunës thuhet se për mallra dhe shërbime ka shpenzuar gjithsejtë: 33.60 euro, shkruan “kallxo.com”.

Ndërkohë, Xhaferi sipas njoftimit në periudhën kohore nga 20  deri më 29 dhjetor të vitit të kaluar, ka shpenzuar vetëm 69.40 euro dhe atë në kategorinë mallra dhe shërbime, përcjell albinfo.ch.

“Zyra e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, njofton qytetarët e Vushtrrisë për shpenzimet që ka bërë prej se ka ardhur në detyrë më 20 dhjetor deri më 29 dhjetor 2017. Zyra e kryetarit të Komunës Xhafer Tahiri nga data 21 deri më 29 dhjetor 2017 në kategorinë mallra dhe shërbime ka shpenzuar gjithsejtë: 69.40 euro”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.