Shkurt.ch
Kryetarja e FDP-së, Gössi: Refugjatët eritreanë mund të dëbohen
Petra Gössi thotë se nuk pajtohet me qëndrimin sipas të cilit eritreanët nuk mund të dëbohen në vendin e tyre pasi që u kanosen përndjekja dhe torturat
Kryetarja e re e FDP-së, Petra Gössi ka kritikuar praktikën aktuale të azilit dhe ka kërkuar një ndryshim në këtë praktikë. Ajo është shprehur për ashpërsim të kontrolleve në kufij, më shumë dëbime dhe më shumë marrëveshje për kthim me shtetet tjera. Sipas saj edhe azilkërkuesit nga Eritrea parimisht mund të dëbohen nga Zvicra. Natyrisht, duhet shikuar rastet veç e veç.
Ajo nuk pajtohet me qëndrimin sipas të cilit eritreanët nuk mund të dëbohen në vendin e tyre pasi që u kanosen përndjekja dhe torturat. Këtë e ka thënë në një intervistë të botuar të shtunën në gazetën “Basler Zeitung”.
Gössi ka theksuar se vendosja e telave me gjemba në kufij, siç ka kërkuar përgjegjësi për azil në SVP, është e pakuptimtë. Mirëpo, ka shtuar ajo: “Ne me siguri duhet të bëjmë kontrollime më rigoroze në kufij”.
Duke qenë se nga Italia së shpejti pritet ardhja e një numri të rritur të refugjatëve, duhet vepruar sa më shpejt.
Më tutje Gössi kërkon nga ministrja e drejtësisë Simonetta Sommaruga të kujdeset për dëbimin e migrantëve të cilët nuk kanë fituar të drejtë qëndrimi në Zvicër dhe të lidhë marrëveshje pranimdorëzimi edhe me shtete të tjera me të cilat ende nuk ka lidhur.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













