Maqedonia
Kryetarja e Këshillit Nacional të Parlamentit zviceran do të mbajë fjalim në Kuvendin e RMV-së
Sot, kryetarja e Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Konfederatës së Zvicrës, Irene Kelin, do t’u drejtohet deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell albinfo.ch.
Paraprakisht Irene Kelin do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Me kryetaren e Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Konfederatës Zvicerane do të takohet Arbër Ademi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe anëtarët e Komisionit në fjalë, gjithashtu me funksionaren e lartë zvicerane do të takohet edhe Lolita Ristova, kryetare e Klubit të deputetëve.
Pas nënshkrimit të Irene Kelin në Librin e përshtypjeve, nga shërbimi për shtyp i Kuvendit paralajmëruan deklarata për media.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit












