Integrimi
Kthehet mbrapsht padia për kosovarin që ka vrarë të dashurën
Sipas kryetarit të trupit gjykues, në Gjykatën e lartë të Cyrihut, në padi janë përshkruar tepër sipërfaqësisht elementet përbërëse të vrasjes
Afër 10 orë ka zgjatur kjo seancë në Gjykatën e Lartë të Cyrihut për rastin e vrasjes së vajzës zvicerane 17 vjeçe nga shqiptari kosovar, atëbotë 20 vjeçar. Në fund, trupi gjykues solli një vendim të papritur: ai kthen aktakuzën mbrapshtë në prokurori për përpunim.
Kreu i trupit gjykues Peter Marti ka thënë lidhur me këtë veprim se synohet që të shqyrtohen të gjitha kualifikimet juridike lidhur me krimin, pra si vrasjen e rëndë, ashtu edhe vrasjen nga pakujdesia dhe vrasjen me paramendim.
Sipas tij, në padi janë përshkruar tepër pak elementet e domosdoshme të vrasjes. Kjo pasi që prokurori i lëndës, Ulrich Weder nuk ka ndërtuar supozimin e besueshëm se bëhet fjalë për ndonjë pakënaqësi paraprijëse dhe as për vrasje me qëllim eliminimi, gjë që para gjykatës së qarkut (si instancë e parë) ishte përmendur si argumentim për paskrupullsinë e veçantë.
Në procesin e rigjykimit, prokurori Weder është shprehur se motivet e përmendura nuk ka mundësi të provohen, por bëhet fjalë për një ekzekutim të vërtetë të nxënëses që nuk e kishte idenë se ishte degraduar në një objekt të maçoizmit (të dorasit).
Rigjykimi do të vazhdojë posa të sillet në gjykatë padia e përpunuar.
Temat që do të rrihen gjatë procesit në vazhdim do të jenë ato rreth pohimeve të pavërteta të të paditurit, pastaj rreth mungesës së armës së krimit, mungesës së gëzhojave të plumbave si dhe çështja nëse është e mundur teknikisht, sipas dorasit, shkrepja e dyfishtë e armës pa e rimbushur atë. Ai është duke heshtur sa i përket armës dhe vendit ku ajo ka mbetur.
Përmes avokatit, kosovari ka theksuar se ka zgjedhur te heshtë në mënyrë që të mos i ngarkojë anëtarët e familjes. Arma ka qenë ende në veturë, në kohen kur ai e kishte dërguar në spital vajzën që po vdiste. Ka mundësi që atë ta kenë hequr e ëma, motra ose vëllai, gjatë kohës sa vetura ishte pa mbikëqyrje. Por, i akuzuari “nuk dëshiron që familja e tij të ketë probleme rreth qëndrimit në Zvicër”, ka thënë avokati i tij.
Ndryshe, avokati, në pledoajenë e tij ka folur në hollësi rreth defektit të armës dhe rreth asaj se klienti i tij kishte menduar se arma ishte pa plumba brenda. Ai e ka përshkruar 24 vjeçarin si tip “ndoshta pak i shpërqendruar por djalë i mirë dhe aspak agresiv”. Në fund ka kërkuar 42 muaj burg për vrasje nga pakujdesia.
Dorasi, nga ana e tij u është drejtuar prindërve të vajzës së vrarë dhe u kërkuar falje, duke u thënë se “e di që nuk mund të ma falni, sepse as unë nuk do t`ia kisha falur dikujt tjetër, por shpresoj se mbase ndonjëherë do të arrini të me kuptoni”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












