Kthehet në atdhe, ekipi shpëtimtar zviceran
Kishte probleme për sigurimin e vendeve në aeroplan sepse kishte edhe qytetarë të tjerë zviceranë që donin të fluturonin
Sot pasdite (e shtunë) pritet kthimi nga Japonia në Zvicër i ekipit të shpëtimtarëve që kishte shkuar atje rreth një javë më parë.
23 anëtarë të ekipit, së bashku me qenët gjurmues kanë fluturuar nga baza ushtarake Misawa, në veri të Japonisë, në drejtim të Aeroportit të Mançesterit, në Britaninë e Madhe.
Mediet zvicerane njoftojnë se me rastin e nisjes së aeroplanit në fjalë, kishte probleme në lidhje me sigurimin e vendeve në aeroplan. Kjo për faktin se kishte edhe qytetarë tjerë zviceranë që ndodheshin në japoni dhe donin të ktheheshin në Zvicër.
Që tu krijohej mundësia e fluturimit të gjithë qenve të ekipit, shpëtimtarët lanë mbrapa, në Japoni, bagazhin e tyre.
Ndërkohë, siç njofton Kompania Ajrore Zvicerane Swiss, për ata që kanë dëshiruar të flutuironin nga Tokioja, ka pasur vende të mjaftueshme në aeroplanët e tyre.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











