Sport
Kthim i lavdishëm i Beg Feratit në fushën e blertë
Ajo që theu heshtjen rreth Feratit ishte paraqitja e tij e suksesshme në ndeshjen e FC Baselit kundër FC Roma
Beg Ferati është lojtari tjetër i shquar shqiptar i FC Baselit, skuadrës më zëmadhe të futbollit zviceran. Pas Shaqirit! E në fakt Begu është rreth pesë vite më i vjetër se supertalenti 18 vjeçar, “uragani” me emrin Xherdan Shaqiri.
Por, ndryshe nga bashkatdhetari i tij i ri, Beg Ferati ka rënë më pak në sy. Ai ka bërë gjithmonë me shumë korrektësi punën e mbrojtësit dhe ka treguar shpeshherë se ka cilësi të lojtarit të madh. Mirëpo, lëndimet e kishin lënë për një kohë të thuash fare jashtë fushës. Ose, e shumta që i mundësohej në kushte të tilla, ishte futja në lojë atëherë kur lojtari titullar mungonte ose dëmtohej.
Javëve të fundit Beg Ferati ka filluar ringjalljen e tij. Kjo u ka rënë në sy jo vetëm tifozëve të FC Baselit por edhe gazetave zvicerane. Gazeta NZZ dhe ajo Aargauer Zeitung në botimet e tyre të 22 nëntorit nuk kanë kursyer komplimentet për futbollistin shqiptar, në portretimet që i kanë bërë atij.
NZZ e krahason atë me Murat Jakinin, duke e vlerësuar Feratin si pasuesin më të mirë të tij. Jakinin, ndërkaq e quan “mbrojtësin më të mirë të qendrës që ka pasur ndonjëherë Zvicra”.
Me qëndrimin e heshtur dhe të pjekur të tij, sipas NZZ, Beg Ferati mund të bëhej mësues ose, siç kishte pasur dëshirë ai vetë – shkrimtar romanesh. Por, Begu kishte përfunduar në fushën e blertë. Ku nuk i kishin munguar sukseset.
Ajo që theu heshtjen rreth Feratit ishte paraqitja e tij e suksesshme në ndeshjen e FC Baselit kundër FC Roma. Një kthim i lavdishëm, kur dihet reputacioni i skuadrës kundër të cilës e kishte angazhuar trajneri Finck.
Pas rreth një viti që Beg Ferati kishte kaluar nën hijen e turkut Atan Cagdas dhe të ndonjë tjetri, më në fund po angazhohej si titullar. Dhe kjo është shumë. Për Begun dhe për ata që e dinë se vetëm pak muaj më parë ai nuk ishte në gjendje as të ecte si duhet, nga dhembjet e tmerrshme të komblikëve të lënduar. Falë një terapie speciale, ai, më në fund është çliruar nga këto dhembje dhe është i gatshëm për të treguar cilësitë e tij në fushë.
Tashmë i shëruar, lojtari ynë ka në plan që fillimisht të vazhdojë të dëshmohet në fanellën e FC Baselit. Ndërsa më vonë, nuk i dihet, mund të na befasojë në ndonjë skuadër të madhe evropiane. Ferati në fakt nuk e fsheh se cila është preferenca e tij: ajo quhet FC Bayern! “Për këtë nuk do të ngurroja edhe të mësoja bavarishten” i ka thënë në gjysmë shaka qendërmbrojtësi i suksesshëm shqiptar, Beg Ferati gazetës “Aargauer Zeitung”.
Në ndeshjen e mbrëmshme për Kupën e UEFA-s Beg Ferati është angazhuar gjatë tërë lojës dhe ka lënë përshtypje mjaft të mirë. Në po këtë ndeshje Shaqiri ka luajtur deri në minutën 87, kur në vend të tij trajneri ka futur në lojë futbollistin tjetër shqiptar me perspektivë, të riun Granit Xhaka, kampionin botëror në kategorinë U-17.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave












