Kuriozitete
Ku mund të pini kafenë më të shtrenjtë?
Një kafe do t’ju kushtojë më shumë në Doha – 5.47 euro, ndërsa më së liri mund të gjendet në Lagos, me një çmim prej 53 centësh. Kjo është treguar nga studimi i bankës zvicerane të investimeve UBS, shkruan albinfo.ch.
Në anketë ekspertët lokalë u pyetën rreth asaj se sa do t’u kushtonte të pinin një kafe në një dyqan kafeje që më së shpeshti është vizituar. Krahasimi është bërë midis kafesë të zezë, pa qumësht dhe sheqer.
Në Doha mesatarisht 5.47 euro duhet të ndahen për vetëm një filxhan kafe. Kopenhageni është në vendin e dytë në listë, ku kjo kënaqësi kushton 4,98 euro. Në Dubai lëngu i zi duhet të paguhet 4.87 euro dhe në Cyrih – 4.26 euro. Pastaj vjen Shanghai, ku një kafe kushton 3.93 euro, Pekin – 3.78 euro, Vjenë – 3.71 euro dhe Moska – 3.67 euro. Pak më e lirë është kafja në Nju-Jork – 2.67 euro.
Çmimet më të favorshme janë në Nju-Delhi, ku kafe mund të pihet për 1.3 euro, Sao Paulo – 1.28 euro, Johanesburg – 1.27 euro, Stamboll – 1.2 euro, Kajro – 1.15 euro dhe Milano 1.14 euro. Më të favorshmet janë çmimet e kafesë në Mumbai – 90 cent, Roma – 85 cent dhe në Lisbonë – 63 cent.
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendosi të ndajë të dhënat e pasagjerëve të fluturimit me policinë Pa planin e propozuar, Zvicra do të përballej me disavantazhe ekonomike...
-
4% e shoferëve në Zvicër drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit
-
Përmbledhje e lajmeve nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Në cilat punë në Zvicër punëtorët e huaj fitojnë më shumë se zviceranët?
-
Kaos në tunelin Gotthard: Shoferët sulmojnë aktivistët e klimës (VIDEO)