Fun
Ku po ikin milionerët?
Në vitin 2016, rreth 82.000 milionerë kanë lënë atdheun e tyre dhe kanë shkuar në një vend tjetër, tregojnë të dhënat e New World Wealth, citon CNBC
Vendet që tërheqin njerëzit më të pasur janë Australia, SHBA-ja dhe Kanada-ja, e pas tyre është Zelanda e Re.
Në vitin 2016, rreth 82.000 milionerë kanë lënë atdheun e tyre dhe kanë shkuar në një vend tjetër, tregojnë të dhënat e New World Wealth, citon CNBC, përcjell albinfo.ch.
Në Australi vitin e kaluar u transferuan 11,000 milionerë, në Shtetet e Bashkuara 10,000 milionerë dhe 8000 në Kanada. Vendet prej nga ikin më të pasurit janë Franca (12,000), Kina (9,000), Brazili (8000), India (6000) dhe Turqia (6000). SHBA-ja tradicionalisht ka tërhequr njerëz të pasur, por vitet e fundit Australia ka pasur sukses në tërheqjen e më shumë milionerëve, sidomos nga India dhe Kina, shton CNN.
Australia është gjithashtu një vend i mirë për të bërë biznes. Të pasurit kanë ikur nga Franca kryesisht për shkak të taksave të larta dhe për shkak të rritjes së tensioneve në vend, tregon një studim tjetër.
E-Diaspora
-
Davos
Kurti në Davos promovon Kosovën si partner të besueshëm për investime Nga Davosi, Kurti fton investitorët: Kosova në rritje të qëndrueshme ekonomike... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Një shqiptar në krye të Komisionit Suprem për Barazi dhe Integrim Shoqëror në Gjermani -
Një shqiptare në mesin e 10 grave më të spikatura botërore në sektorin e energjisë -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Heppenheim të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Kostot e infrastrukturës zvicerane të F-35 tejkalojnë buxhetin Konvertimi i aeroporteve zvicerane për një flotë të re avionësh luftarakë F-35 është prapa afatit dhe... -
Eurodeputetët bllokojnë lëvizjen për të ulur kompensimin e pasagjerëve për vonesat e fluturimeve në Evropë -
Italia planifikon zonë ekonomike të veçantë për punëtorët që kalojnë në Zvicër -
Tramvajet në qendër të Baselit jashtë funksionit për 10 javë -
Taksa e tranzitit në Zvicër një hap më afër zbatimit












