Shqipëria
Kufizime për udhëtimet nga Shqipëria drejt Francës e Belgjikës
Të gjithë udhëtarët nga aeroporti i Tiranës që nuk janë rezident dhe kanë destinacion Francën dhe Belgjikën duhet të jenë të pajisur me pasaportën e vaksinimit, test PCR, ose duhet të paraqesin provën e kalimit të infeksionit.
Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka njoftuar se personat që nuk janë të vaksinuar mund të udhëtojnë drejt Francës vetëm për arsye të rëndësishme.
“Të gjithë personat që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Francës duhet të jenë të pajisur me pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë, testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve, ose provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. Personat që nuk janë të vaksinuar, mund të udhëtojnë drejt Francës vetëm për arsye të rëndësishme. Fëmijët deri në 12 vjeç nuk u nënshtrohen këtyre rregullave”, njofton aeroporti, transmeton Albinfo.ch.
Ndërsa për pasagjerët që nuk janë rezidentë në Belgjikë duhet të testohen përsëri në ditën e shtatë.
“Të gjithë personat që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Belgjikës dhe që nuk janë rezidentë në Belgjikë duhet të jenë të pajisur me pasaportën e vaksinës ose testin PCR, të testohen përsëri në ditën e 7 ose provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit”, theksohet në njoftim.
“Të gjithë personat që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Belgjikës dhe janë rezident Belgjikë duhet të testohen në ditën e parë ose të dytë, të testohen përsëri në ditën e 7 ose të paraqesin provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit”, bën të ditur TIA.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











