CH-Ballkani
Kujdes mërgimtarë, rregulla të reja në autostradat në Serbi
Dënime mjaft të ashpra, nga 25 euro deri afër 1000 euro, si dhe dënime me burg
Gjatë verës një numër i madh i mërgimtarëve vijnë për pushime në Kosovë, ku shumë prej tyre vijnë nga Serbia.
Megjithatë, të gjithë mërgimtarët që vijnë nëpërmjet Serbisë duhet të kenë dijeni për ndryshimin e disa rregullave, përcjell albinfo.ch.
Rregullat e reja kanë filluar të zbatohen dhe mërgimtarët duhet të kenë shumë kujdes, sepse në Serbi ka filluar matja e shpejtësisë mesatare gjatë vozitjes nëpër autostrada.
Me këtë nënkuptohet se do të matet koha për të cilën është kaluar segmenti i caktuar i rrugës mes dy punkteve në të cilat bëhet pagesa, ndërsa pagesa e dënimit për tejkalim të shpejtësisë behet menjëherë në punktin e pagesës për autostradë.
Shpejtësia e lejuar në autostradat e Serbisë është 130km/h, ndërsa dënimet sipas kategorive shkojnë prej rreth 25 euro deri mbi 1000 euro dhe 15-60 ditë burg, shkruajnë mediat serbe, përkatësisht “espreso.rs”.
Dënimet janë rigoroze, andaj ata që kalojnë nga Serbia duhet të kenë shumë kujdes.
Autostradat në Serbi
Suboticë – Nish (423 km); 3 orë e 31 minuta,
Beograd – Nish (237 km): 1 orë e 58 minuta,
Beograd – Suboticë (190 km): 1 orë e 34 minuta,
Beograd – Shid (109 km): 54 minuta.
FAKTE
– 130 km/h është shpejtësia maksimale e lejuar në autostradat në Serbi
– 120 km/h është shpejtësia maksimale e lejueshme në autostradat në Serbi me anë të shenjave
– Dënohen 3,000 dinarë (25 euro) për shpejtësi nga 120 në 140 km/h
– Dënohen prej 10,000 dinarë (85 euro) për shpejtësi nga 151 në 160 km/h
– 100,000 dinarë (845), 15 deri në 60 ditë burgim, 15 pika ndëshkuese dhe nëntë deri 12 muaj pa licencë është dënimi për tejkalimin nga 201 deri 220 km/h
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Ekonomia zvicerane mbetet ndër më të qëndrueshmet në Evropë Ekonomia e Zvicrës vazhdon të konsiderohet një nga më të qëndrueshmet dhe më konkurrueset në Evropë,... -
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike -
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur











