Lajme
Kujdes! Nëse ua cingërojnë këta numra, mos i ktheni thirrjet e humbura
Autoriteti Rregullator i Austrisë paralajmëroj qytetarët të kenë kujdes që mos të kthejnë thirrjet e humbura nga disa numra telefonik.
Tash e disa javë, zyra raportuese për abuzimin e numrave ka regjistruar ankesa në lidhje me numrat telefonik me kodin e hyrjes +216 për Tunizinë dhe kodin e hyrjes +7940 për Abkhazinë. Telefonuesit nga këto shtete e lejojnë të bie vetëm një herë cingërima (“ping”). Ndërkohë nëse ju e shihni se keni pasur thirrje të humbura nga këta numra dhe provoni t’i thërrisni, kostot telefonike mund të jenë të larta, shkruan oe24.at, përcjell albinfo.at
“Ne supozojmë që në javët e ardhshme numri i thirrjeve “ping” me numra nga vende të huaja të ndryshme do të rritet ndjeshëm. Gjatë pushimeve të Krishtlindjes, të gjithë ne bëjmë shumë telefonata dhe telefonojmë menjëherë nëse kemi humbur telefonatën”, shpjegoi Klaus Steinmaurer, Drejtori Menaxhues i “RTR”-së për departamentin e Telekomunikacionit dhe Postës.
Thirrjet mund të kenë kosto të lartë
“Nëse telefononi mund vetëm të hapet telefonata por askush nuk do ju përgjigjet. Nëse prisni gjatë se mos ndokush do ju përgjigjet, për shembull, në faturën e ardhshme tuajën do të gjeni një shumë më të lartë të pagesës. Tarifa për minutë është zakonisht rreth një euro,” theksoi Steinmaurer.
Nëse pala e thirrur bën thirrjen, asgjë nuk mund të ndodhë, nuk ka kosto. Telefonat inteligjentë (Smartphones) modernë shpesh ofrojnë mundësinë e bllokimit të thirrjeve hyrëse me numra të caktuar. Kjo është një mbrojtje e mundshme kundër thirrjeve të përsëritura “ping”.
Sektori e numrave që provojnë të keqpërdorin numrin tuaj mund t’i raportoni tek www.rufnummernbissbrauch.at. Aty ekziston edhe një formular që mund të përdoret për të raportuar numra të dyshimtë, ku popullata e gjerë mund të paralajmërohet.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













