Lajme
Kujt ia la pasurinë shumëmilionëshe Berlusconi?
Pas vdekjes së Silvio Berlusconit, debati më i shpeshtë publik ishte se kujt ia la pasurinë e tij shumëmilionëshe dhe pronësinë e kompanive. Në një njoftim ekskluziv, agjencia italiane e lajmeve ANSA zbuloi detajet e testamentit të Berlusconit.
Berlusconi ka vendosur që shumica e “Fininvestit” t’u takojë fëmijëve të tij Pier-Silvio dhe Marina Berlusconi.
“Dy fëmijët e Berlusconit nga martesa e tij e parë së bashku do të kenë 53 për qind të pronësisë së kompanisë”, sipas testamentit.
Gjithashtu u bë e ditur se Berlusconi i ka lënë një trashëgimi prej 100 milionë eurosh vëllait të tij Paolo. 100 milionë euro trashëgimi i kanë shkuar të dashurës së tij dhe zyrtares italiane Marta Fascina, ndërsa Berlusconi i ka lënë 30 milionë euro këshilltarit të tij, Marcelo Dell’Utri.
Përveç shpërndarjes së pasurive, ANSA publikoi edhe detaje të testamentit dhe një mesazh që Berlusconi u shkroi fëmijëve të tij.
“Faleminderit dhe shumë dashuri për të gjithë ju. Babai juaj”, ka shkruar Berlusconi.
Berlusconi e mori vendimin për shpërndarjen e pronësisë së “Fininvest” në vitin 2006, kur përpiloi testamentin e tij të parë. Më pas ai deklaroi se Marina dhe Pier-Silvio do të merrnin shumicën e pronësisë së kompanisë, por të shpërndarë në pjesë të barabarta. Pjesa tjetër e pronës do t’u shpërndahet fëmijëve të mbetur, Barbara, Eleonora dhe Luigi.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











