Integrimi
Kultura, boshti i pathyer i diasporës
Në Kapfenberg të Austrisë për nder të Festave të Nëntorit u mbajt një orë letrare, e organizuar nga shoqata” Internationale”, ku u prezentuan poetë dhe poete nga Republika e Steiermarku-ut, me punimet e tyre.
Në një sallë të bukur e të përgatitur enkas për këtë organizim, fjalën e hapjes në emër të shoqatës “Internationale” e mbajti Naim Sadiku, kryetar nderi, njëri ndër themeluesit dhe aktivisti shumëvjeçar në disa shoqata. Ai u shprehu mirëseardhje të pranishmëve dhe njoftoi për aktivitet e shoqatës dhe qëllimin e këtj organizimi, i pesti me radhë. Në këtë orë letrare për herë të parë u paraqit edhe poetja Kimete Zahiti Ternava me poezi nga libri i saj ”Kalëruese e dhembjeve jam”, botuar nga shtëpia botuese “Armagedoni” në vitin 2018 në Prishtinë, dhe përkthyer në gjermanisht në vitin 2019 “ Reiterin der Schmerzen bin Ich”.
Poetja lexoi disa poezi, ndër të tjera edhe ”Prisja ditën që s´erdhi kurrë”, “Të përshëndes, Kosovë”, të cilat zgjuan kërshërinë e publikut me shprehje tejet emocionuese të radhitura në vargje, të cilat hynë thellë në botën e vështirë të përjetimit te të pranishmit.
Me këto poezi, poetja nga qyteti Gleisdorf i Austrisë u tregua se është poete e cila gjithë dhembjen e mërgimit e shpreh në mënyrë mjeshtërore në vargje.
Gjithashtu me disa poezi u paraqit edhe poeti austriak Sepp Grassmugg, i cili në poezitë e veta e paraqet të tanishmen, jetën dhe gjërat, të cilat e preokupojnë, është poet i njohur, njëherësh edhe kryetar i “Europa Literatur Kreis Kapfenberg” me një rrjet të shtrirë aktivitetesh në disa shtete.
Në fund mund të themi se përkundër vështirësive, njerëz të kulturës në diasporë hapërojnë rrugën e tyre në mënyrë të sigurt drejt shtigjeve të sukseseve, kjo shihet edhe nga përkrahja e individëve dhe shoqatave të ndryshme.
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale











