Sport
Kumbulla ka vlerë më shumë se 25 milionë euro
Drejtori i Hellas Veronas, Tony D’Amico ka thënë se vlera e mbrojtësit të talentuar shqiptar, Marash Kumbulla ështe më shumë se 25 milionë euro.
Mbrojtësi 20-vjeçar i Kombëtares së Shqipërisë ishte zbulim për Veronan në stinorin debutues të tij në Serie A, ndërsa ka shënuar një gol në 18 ndeshje.
Ka kohë që emri i tij lidhet me një transferim te skuadra të mëdha si Napoli, Inter, Chelsea, Fiorentina, Manchester United, RB Leipzig, PSG, Everton, Lazio, Tottenham Hotspur e Eintracht Frankfurt.
“Vlera e tij është më shumë se 25 milionë euro”, ka thënë drejtori sportiv i Veronas për Sky Sport Italia.
“Po flasim për një mbrojtës të shkëlqyeshëm që po ka një stinor të jashtëzakonshëm, sidomos për moshën e tij. Ai do të ketë shumë oferta në tavolinë, por është shumë herët të flasim për shifra tani. Është nder për ne që kemi zhvilluar këtë lojtar në Akademinë e të rinjve”, ka tënë ai, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













