Kundër iniciativës “Për banim të sigurt në pleqëri”
Iniciativa synon që pensionistët të cilët kanë në pronësi objekte banimi, të mos detyrohen më që të paguajnë tatim mbi pronën e tyre
Dhoma e Kantoneve e Parlamentit Nacional të Zvicrës ka hedhur poshtë iniciativën “Për banim të sigurt në pleqëri”. Iniciativa në fjalë synon që pensionistët të cilët kanë në pronësi objekte banimi, të mos detyrohen më që të paguajnë tatim mbi pronën e tyre.
Ata po ashtu sipas iniciativës së përmendur nuk do të kishin të drejtë për tërheqje nga tatimi të shpenzimeve për mirëmbajtjen e objektit të banimit.
Duke refuzuar këtë iniciativë, Dhoma e kantoneve është shprehur se rregulli për tatimin e banesave duhet të vlejë për të gjithë njësoj dhe në këtë drejtim nuk duhet të bëjnë përjashtim as pensionistët.
Për këtë arsye, kjo dhomë do të hedhë në propozim një kundëriniciativë indirekte.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin...
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër











