Shkurt.ch
Kundërshtohet kalimi i qytetit Moutier nga Kantoni i Bernës në atë të Juras
Anëtarët e komitetit të ri thonë se përfaqësojnë 48.3% të qytetarëve të cilët në referendumin e mbajtur në qershorin e kaluar kishin votuar kundër ndërrimit të kantonit
Pak muaj më parë kishte hyrë në fuqi vendimi për kalimin e qytetit Moutier nga Kantoni i Bernës në Kantonin Jura. Ky ndërrim kantonesh qe bërë i mundur mbi bazë të një referendumi, në të cilin një shumicë e ngushtë e qytetarëve kishin votuar për ndërrim, shkruan albinfo.ch. Moutier është qendër regjionale e asaj që quhet “Jura e Bernës”, regjion ky frankofon që kufizohet me kantonin Jura por i takon Kantonit të Bernës.
Rivalitetet në mes të atyre që synonin ndërrimin dhe atyre që ishin kundër, kanë qenë gjithmonë të ashpra e të mëdha. Edhe epërsia e fituesve ka qenë shumë e ngushtë kështu që pala humbëse ka vazhduar të shprehë pakënaqësinë në mënyra të ndryshme.
Në këtë vazhdimësi, kohëve të fundit është krijuar një komitet i ri i cili po lufton kundër bashkimit të qytetit Moutier me Kantonin e Juras. Organizata me emrin “Moutier Resiste” u është prezantuar sot medieve, shkruan bernerzeitung.ch
Anëtarët e komitetit prej pesë anëtarësh thonë se përfaqësojnë 48.3% të qytetarëve të cilët në referendumin e mbajtur në qershorin e kaluar kishin votuar kundër ndërrimit të kantonit, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, sipas tyre, ndërkohë edhe shumë nga mbështetësit e atëhershëm të kalimit në kantonin tjetër, kanë ndryshuar qëndrimin. Kështu, qyteti është i ndarë në dysh.
Po kështu, janë ende një numër ankesash që e kontestojnë rezultatin e referendumit të qershorit. Ndonëse anëtarët e komitetit nuk kanë pasur vërejtje konkrete në këtë kontekst, ata kanë thënë se do t`i përdorin të gjitha mjetet demokratike, politike dhe juridike për kauzën e tyre.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













