Uncategorized
Kupa “Nënë Tereza”, hapi i parë drejt ligës së përbashkët Kosovë-Shqipëri
Derisa klubet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë duhet ende të presin që garojnë ndërmjet veti në një ligë, tashmë është projektuar kupa e përbashkët. Kupa do të quhet “Kupa Nënë Tereza”
Belgjika dhe Holanda së fundmi kanë formuar ligë të përbashkët në futboll, që mban emrin BeNEliga. Formimi i kësaj lige, u ka dhënë zemër shumë sportistëve në Kosovë dhe Shqipëri që të ripërsërisin kërkesat e tyre për krijimin e një lige të përbashkët për të dy shtetet, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Trajneri Bylbyl Sokoli thotë se Kosova dhe Shqipëria duhet të shtyjnë përpara idenë e një lige të përbashkët.
“Liga e përbashkët Kosovë-Shqipëri, është shumë e fuqishme, më e rëndësishme dhe më e dobishme për shqiptarët sesa është BeNEliga për holandezët dhe belgët”, thotë Sokoli për Radion Evropa e Lirë.
Përveç forcimit të lidhjeve historike, thotë trajneri Sokoli, liga e përbashkët në futboll, do të ndihmonte edhe rritjen e klubeve.
“Do të ngritej cilësia dhe të dy shtetet do të kishin edhe dy përfaqësuese më të forta sesa i kanë tash”, thotë Sokoli.
Gjatë kësaj jave, klubet blege dhe holandeze, votuan pro formimit të ligës së përbashkët.
Sezoni i parë e kësaj lige të përbashkët do të fillojë në kampionatin 2022/2023, ndërkaq sezoni 2021/22 do të përcaktojë ekipet pjesëmarrëse të ligës së përbashkët.
Bashkimi i futbollit do të testohet fillimisht me një kupë
Derisa klubet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë duhet ende të presin që garojnë ndërmjet veti në një ligë, tashmë është projektuar kupa e përbashkët. Kupa do të quhet “Kupa Nënë Tereza”, megjithatë, edhe për këtë duhet të pritet miratimi nga Unioni i Federatave të Futbollit të Evropës (UEFA) dhe Federata Botërore e Futbollit (FIFA).
Organizimi i kësaj kupe do t’i hapte rrugë edhe ligës së përbashkët të futbollit.
Zëdhënësja e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Maki Bajrami, thotë për Radion Evropa e Lirë se projekti parasheh që në këtë aktivitet apo garë të marrin pjesë të gjitha klubet e të dyja federatave.
“Federatat do të mundohen që të heqin sa më shumë shpenzime për klubet dhe përpos benefitit që fituesi i cilësdo federatë do të shkojë në Evropë, kjo kupë pra do t’i paraprijë një lige të përbashkët, por gjithmonë me lejen e shtëpive më të mëdha të futbollit në botë FIFA-s dhe UEFA-s”, thotë Bajrami.
Ajo thotë se janë paraparë të gjitha masat e nevojshme se si do të zhvillohen ndeshjet e futbollit.
“Për ta realizuar me sukses, ne kemi kërkuar edhe ndihmën nga organet relevante të shtetit. Kemi kërkuar të mundësohet lëvizja e lirë, pasi që dihet se do të ketë shumë shpesh udhëtime Kosovë-Shqipëri”, thotë Bajrami.
Radio Evropa e Lirë ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), por nga ky institucion nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje lidhur me këtë.
Liga e përbashkët e vështirë, por e nevojshme
Gazetari i sportit në Kosovë, Arlind Sadiku, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka ndonjë pengesë nga UEFA për të krijuar ligën e përbashkët.
Ai thotë se kjo ligë do të ndihmonte klubet të të dyja shteteve, por thotë se është vështirë e realizueshme.
“Do të ndihmonte natyrisht që të rritej edhe kualiteti brenda skuadrave, megjithëse për mënyrën e realizimit, gjërat logjistike e këto, do të jetë tepër e vështirë sepse një skuadër nga Kosova që nuk ka shumë buxhet të shkojë çdo javë në Gjirokastër apo Vlorë të luajë me ‘Flamurtarin’, janë gjëra që kushtojnë”, thotë Sadiku.
Tashmë, Kosova dhe Shqipëria kanë një ligë të përbashkët në basketboll.
Në shtator të vitit të kaluar, të dyja shtetet formuan ligën e përbashkët që quhet “Liga Unike”. Në këtë ligë do të bëjnë gara tetë skuadra, nga katër ekipe nga secili shtet. Mirëpo, për shkak të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19, deri tash nuk është zhvilluar asnjë ndeshje.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë Zvicra mbetet konsumuesja më e madhe e çokollatës për frymë në botë dhe vendi ku lindi... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën











