Futboll
Kuqezinjtë përballë Andorrës, ja si pritet të luajnë pa Panuccin
Shqipëria sonte është mysafire e Andorrës, në takimin që fillon nga ora 20:45
Pas shkarkimit të Christian Panuccit, sot, Kombëtarja shqiptare është mysafire e Andorrës në takimin që fillon nga ora 20:45, shkruan albinfo.ch.
Kuqezinjtë do të drejtohen nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema. Para ndeshjes ka folur edhe kapiteni Elseid Hysaj. “S’duhet të mendojmë për trajnerin dhe gjërat që kanë ndodhur. Duhet të koncentrohemi për ndeshjen me Andorrën sepse na duhen patjetër tri pikët”, tha Hysaj.
“Panucci? Duhet të vazhdojmë para dhe ti fitojmë ndeshjet që kemi. Sigurisht jemi mërzitur se kemi kaluar çaste të mira për të, por duhet të ecim para. Situatë është shumë emirë sepse për një ndeshje të humbur, s’duhet të dënohemi për ato të radhës. Ndeshja me Andorrën do të na ndihmojë të harrojmë atë që ka ndodhur. Kemi marrë veten nga humbja me Turqinë dhe jemi gati për ndeshjen me Andorrën”, përfundoi Hysaj.
Trajneri Bulku theksoi rëndësinë e sfidës dhe kërkoi nga skuadra që të japë maksimumin për të dalë me tre pikë. “Unë jam pranë skuadrës dhe e njoh mirë grupin, ndaj edhe më takonte të marr një përgjegjësi të tillë, ndonëse jam një trajner i ri. Sfida me Andorrën është shumë e rëndësishme dhe ne duhet të fitojmë, që të mund të mendojmë për objektivin tonë. Eliminatoret sapo kanë filluar dhe kemi humbur vetëm ndeshjen e parë, ndaj të përqendrohemi te sfida ndaj Andorrës”, theksoi Bulku.
Formacioni i mundshëm: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Basha, Grezda, Kaçe, Xhaka, Uzuni, Sadiku.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” Pas më shumë se një dekade përvojë në sektorin bankar të Shqipërisë, ajo u specializua në... -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen Dy futbollistët e Zvicrës shprehen optimistë para përballjes me Kolumbinë në 1/8 e finales së Kupës... -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet











