Futboll
Kuqezinjtë po stërviten në Gjermani, e përcjellin mijëra mërgimtarë
Ndeshja e parë e Shqipërisë në Kampionatin Evropian ndaj Italisë do të luhet të shtunën më datë 15 qershor në ora 21:00, në stadiumin e Dortmundit
Kombëtarja shqiptare ka nisur me përgatitjet në tokën gjermane për ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian ndaj Italisë.
Skuadra ka zhvilluar dy seanca stërvitor në kampin bazë të Shqipërisë në Kaiserau.
Seanca stërvitore e pasdites ishte edhe më e veçanta, pasi ishte e hapur për të gjithë tifozët shqiptarë dhe jo vetëm, për të ndjekur nga afër një seancë të plotë stërvitore të Kombëtares shqiptare.
Pavarësisht kushteve atmosferike tifozët shqiptarë ishin të shumtë dhe qëndruan deri në fund për të ndjekur nga afër stërvitjen e kuqezinjve nën urdhrat e stafit teknik dhe trajnerit Silvinjo, shkruan FSHF, transmeton albinfo.ch.
Në këtë seancë të hapur stërvitore ishte i pranishëm edhe Presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe Kryetarja e Bashkisë së qytetit të Kamen, Elke Kappen.
Presidenti i FSHF-së Armand Duka, falënderoi bashkinë e Kamen për mikpritjen dhe theksoi se të gjithë bashkë do të bëjnë të pamundurën për të qenë një vlerë e shtuar në Evropianin “Gjermani 2024”.
“Faleminderit bashkisë për pritjen dhe gjithë mbështetjen që na ka dhënë në organizimin e këtij grumbullimi. Të gjithë djemtë iu falënderojnë ju dhe çdo njeri që ka bërë maksimumin për pritjen e tyre këtu. Në emër të tyre unë ju garantoj që do të japim më të mirën për të qenë një vlerë e shtuar për Kampionatin Evropian në Gjermani. Unë i ftoj edhe njëherë djemtë dhe uroj që ta shijojnë këtë Kampionat Evropian, ta shijojnë mundin e djersës së tyre që kanë arritur deri këtu, për ne është historike. Këto janë djemtë që të gjithë shqiptarët i kanë bërë krenarë dhe çfarëdo që të bëjnë në Evropian, çfarëdo rezultati që të marrin ne do të jemi krenarë për to, do t’i përqafojmë dhe përshëndesim në çdo moment. Faleminderit shumë të gjithëve dhe nder për mua që në emër të djemve do të vendosim një shënim në librin e artë të komunës. Faleminderit dhe stërvitje të mbarë”, tha Presidenti Duka.
Ndërsa Kryetarja e Bashkisë së qytetit të Kamen, Elke Kappen, falënderoi FSHF që përzgjodhi si kamp bazë për finalet e “Euro 2024” SportCentrum Kaiserau dhe i uroi suksese në Kampionatin Evropian.
Në përfundim të seancës stërvitore i gjithë ekipi, stafi teknik dhe President Armand Duka, u përshëndetën me tifozët, dhanë autografe dhe bënë foto duke përmbyllur një pasdite me atmosferë fantastike në SportCentrum Kaiserau.
Ndeshja e parë e Shqipërisë në Kampionatin Evropian ndaj Italisë do të luhet të shtunën më datë 15 qershor në ora 21:00, në stadiumin e Dortmundit.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 Këshilli Federal synon të mbështesë Lojërat Olimpike Dimërore 2038 në Zvicër me një fond prej deri... -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës -
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme













