Kosova
Kur do ta padisë Kosova Serbinë për gjenocid?
Kryeministri Albin Kurti e ka deklaruar këtë plan, në fjalën e tij të parë në Kuvend, pasi është zgjedhur kryeministër një muaj më parë
Qeveria e Kosovës e ka në plan që para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ta paraqesë një padi për gjenocid kundër Serbisë, por jo këtë vit.
Rozafa Kelmendi, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës, në një përgjigje për KOHËN, tha se pretendohet që padia të paraqitet para përfundimit të vitit të ardhshëm, përcjell Albinfo.ch.
Sipas saj, duhet shumë përgatitje.
“Para fillimit të hartimit të padisë nevojitet të finalizohet plani i punës, i cili përmban shumë aspekte teknike të cilat përfshihen në këtë plan. Sapo të finalizohet procesi i hartimit të këtij plani, mund të fillohet me hartimin e padisë. Nuk kemi një datë të caktuar për paraqitjen e padisë, por pretendojmë që të mund ta paraqesim para përfundimit të vitit të ardhshëm, duke pasur parasysh që nevojitet shumë përgatitje”, ka thënë Kelmendi.
Ekspertë të ndryshëm druajnë se Kosova mund të mos e fitojë rastin sikur herën e parë, kur kjo gjykatë dha verdiktin se shpallja e pavarësisë nuk ishte kundër të drejtës ndërkombëtare.
Kelmendi thotë se është herët të flitet për pasojat e mundshme nga një aktgjykim që potencialisht mund të mos gjejë se ka pasur gjenocid në Kosovë.
“Ne konsiderojmë se ka pasur gjenocid në Kosovë dhe do të mundohemi që ta dëshmojmë këtë. Nuk është e udhës që në këtë fazë të flasim për pasojat nga një aktgjykim i tillë i mundshëm, duke qenë ende në fazën e parë. Tani jemi duke u marrë me çështjen e juridiksionit dhe analizave të brendshme dhe të jashtme, nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilat jemi duke i shikuar në lidhje me mundësitë që ka Kosova për ta paraqitur këtë padi”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë. “Sepse ky proces është jashtëzakonisht i komplikuar. Duhet pasur parasysh që një nga gjërat që janë shumë të rëndësishme në gjithë këtë proces është puna masive që bëhet prapa perdeve, sepse kemi të bëjmë me një padi e cila dorëzohet direkt kundër një shteti tjetër dhe kërkohet kujdes i shtuar. Procesi i paditjes së Serbisë për gjenocid është proces i gjatë, i komplikuar dhe shumë i ndjeshëm, ndaj si i tillë do të marrë kohë”.
E njëjta gjykatë ka konstatuar se përbën gjenocid vrasja e rreth 8 mijë myslimanëve të Bosnjë-Hercegovinës në Srebrenicë. Sipas GJND-së, Serbia nuk e kishte parandaluar, por ishte thënë të mungonin provat e mjaftueshme për ta bërë përgjegjës këtë shtet për gjenocidin.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën












