Kosova
Kur do të jetë përballja e parë e ish-eprorëve të UÇK-së me Specialen?
Këtë fundjavë drejt Hagës do të udhëtojnë ish-eprorët e lartë të UÇK-së Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku, të cilët të hënën e ardhshme do të merren në pyetje nga prokurorët e Speciales. Në fillim të javës së ardhshme drejt qytetit holandez do të udhëtojë edhe Sabajdin Cena, ish-epror nga Zona Operative e Pashtrikut.
Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, dhe Sami Lushtaku, ish-komandant i Zonës Operative të Drenicës, këtë fundjavë pritet të udhëtojnë për në Hagë pas ftesës që kanë marrë nga Gjykata Speciale. Ndërsa të hënën e ardhshme drejt qytetit holandez do të udhëtojë edhe Sabajdin Cena, ish-epror nga Zona Operative e Pashtrikut, shkruan zëri, përcjell albinfo.ch
Avokati mbrojtës i Mustafës dhe i Lushtakut, Arianit Koci, ka thënë për “Zërin” se klientët e tij do të intervistohen të hënën në Hagë. “Në këtë vikend do të udhëtojmë për në Hagë. Të dielën në mbrëmje ne duhet të jemi atje, pasi të hënën fillon intervistimi. Mustafa dhe Lushtaku do të intervistohen ndaras”, ka bërë të ditur Koci.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër Rastet e tuberkulozit janë në rritje në Zvicër, veçanërisht për shkak të mbërritjes së njerëzve nga... -
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Zvicër: Të gjitha maceve duhet tu vendoset çip -
Zvicër: Inflacioni në zero -
Zvicra përgatitet për një valë të hershme gripi













