Shqipëria
Kur është më lirë të udhëtoni?
Më të lira janë dhe destinacionet e Gjermanisë, që historikisht kanë qenë më të shtrenjtat, ku një biletë për në Dortmund, vajtje-ardhje, kushton rreth 130 euro
Verën e kaluar, pasagjerët që udhëtonin në Shqipëri në fillim të muajit gusht dhe ata që donin të largoheshin në fund të atij muaji u përballën me çmime të “çmendura”, që arrinin deri në 300 euro për një drejtim edhe në destinacionet drejt Italisë, ku shkojnë më shumë sesa gjysma e pasagjerëve. Operatorët e tregut dhe burime nga Tirana International Airport pohuan se arsyeja kryesore lidhej me asimetrinë e kërkesës, ku gjithnjë në fillim të gushtit vijnë emigrantët, ndërsa në fund ata largohen, raporton ‘monitor’.
Të paktën për gjysmën e parë të këtij viti ka një lajm të mirë për udhëtarët. Çmimet e biletave janë në nivelet e tyre më të ulëta dhe për shumë destinacione italiane mund të gjesh një biletë vajtje-ardhje për 100 euro, nëse e rezervon në avancë, sipas një kërkimi të Monitor në faqet e operatorëve ajrorë që veprojnë në Shqipëri.
Në Romë, në mars mund të shkosh e të vish me 140 euro, përcjell albinfo.ch.
Për në Londër, në muajin mars mund të gjesh bileta me 120 euro vajtje-ardhje.
Rreth 100 euro është dhe bileta për në Budapest në mars.
Më të lira janë dhe destinacionet e Gjermanisë, që historikisht kanë qenë më të shtrenjtat, ku një biletë për në Dortmund, vajtje-ardhje, kushton rreth 130 euro.
Për në Shtetet e Bashkuara, deri në muajin qershor, biletat janë mesatarisht 600-700 euro vajtje-ardhje.
Në verë sërish shtrenjtim
Duke filluar nga korriku, biletat pritet të jenë sërish të shtrenjta. Në korrik, mund të shkosh në Londër me 70 euro, ndërsa për kthimin duhet të mendoheni mirë, pasi do t’ju kushtojnë rreth 370 euro edhe nëse e prisni biletën sot.
Në Dortmund, bileta vajtje-ardhje shtrenjtohet në rreth 210 euro.
Edhe në Budapest, në korrik, nuk mund të gjesh një biletë vajtje-ardhje më të lirë sesa 250 euro.
Edhe Italia është më e shtrenjtë në verë, ku një biletë në korrik në Romë, vajtje-ardhje, kushton mesatarisht mbi 200 euro.
Amerika bëhet pothuajse e papërballueshme në verë, ku çmimet kërcejnë në rreth 1,000 euro e më shumë.
Ekspertët e agjencive turistike tërheqin vëmendjen që shqiptarët e lënë biletën për në minutën e fundit. Ata rekomandojnë që udhëtimi të planifikohet gjithnjë disa muaj më herët, sidomos kur bëhet fjalë për periudhën e verës, që të mos përballen me çmime të papërballueshme, prej 300 eurosh në një drejtim.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 Çmimet e pronave në Zvicër vazhduan të rriten në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke... -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025












