Kosova
Kur mund të shkurtohet koha e fluturimit me aeroplan nga Kosova në shtetet e BE-së e anasjelltas
Rreth 30 minuta pritet të shkurtohet koha e fluturimit me aeroplan nga Kosova në shtetet e BE-së e anasjelltas. Kjo në rast të hapjes së korridorit ajror me Shqipërinë.
Kjo do të ndikonte edhe në uljen e çmimit të biletave, theksoi për rel Albion Idrizi, magjistēr i aviacionit.
Marrëveshja me Shqipërinë, për ta shfrytëzuar korridorin ajror të këtij vendi, është arritur në vitin 2020.
Kjo marrëveshje ka paraparë hapjen e dy pikave koordinuese ajrore, Kukad dhe Arbër, por nuk është zbatuar kurrë.
Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC), i cili menaxhon hapësirën e ulët ajrore të vendit, marrëveshja nuk është zbatuar për shkak të disa procedurave teknike që është dashur të miratohen nga Shqipëria dhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, përcjell albinfo.ch.
Bujar Ejupi, drejtor i përgjithshëm i AAC-së, thotë se KFOR-i, këtë muaj, e ka dhënë lejen për shfrytëzimin e pikave Kukad dhe Arbër, dhe se ato pritet të lëshohen në shfrytëzim “së shpejti”.
KFOR-i, i cili është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës, ka konfirmuar se “ka miratuar mundësinë e hapjes së korridoreve ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, por nuk jep shumë detaje.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












