Sport
Kur shqiponja nxjerr lot
Lotët e tij kishin bërë shumë futbolldashës të mos përmbaheshin dot nga mërzia e tij që kishin marrë në minutën e fundit gol. Lotët që i rridhnin atij mbi shqiponjën e vizatuar tregonin dashurinë që ka ai për Shqipërinë
Ju kujtohet burri me shqiponjë të vizatuar në fytyrë që e kishin fiksuar kamerat duke qarë pas humbjes së Shqipërisë nga Franca në Marsej?
Lotët e tij kishin bërë shumë futbolldashës të mos përmbaheshin dot nga mërzia e tij që kishin marrë në minutën e fundit gol.
Lotët që i rridhnin atij mbi shqiponjën e vizatuar tregonin dashurinë që ka ai për Shqipërinë.
Ky tifoz i zjarrtë është Altin Arjet Guga nga Lushnja. Altini me një grup shokësh kanë ardhur nga Shqipëria në Francë me për të ndjekur kombëtaren me makinë lëvizëse për kamping.
Ne e kemi takuar rastësisht atë në një pushimore të atostradës gjatë rrugës prej Marsejit për Lion, ku kombëtarja jonë do të luajë ndeshjen e fundit në grupin A, me çka përbyllet faza kualifikuese.
Duke folur për emcionet e shprehura të tifozërisë shqiptare, Altini thotë: „Nuk ka asnjë fjalë në këtë botë që të përshkruhet një emocion i tillë çfarë të jep kombëtarja. Lotët tregojnë vetë“.
Por si u bë që ti dilnin lotë fëmije një buri mbi të dyzetat. e pyesim ne.
„Ato ishin lot dëshpërimi për minutën e fundit të lojës“, thotë Altini dhe vazhdon „shiko, në minutën e 88 të lojës Gashi humb një rast për të bërë një me një. Në minutën e 90 Franca shënon një me zero, ky është fat i keq për Shqipërinë. Se si futboll, lozëm mirë“.
Dy ndeshjet e para janë pozitive për paraqitjen, jo për rezultatin, veçon ai.
Historia e këtyre djemve që kanë ardhur në Francë në mbështetje të kombëtares fillon nga Lushnja.
Ne, thotë ai, jemi të gjithë nga Lushnja. Jemi rritur bashkë, kemi jetuar bashkë në një tokë që i thonë Shqipëri dhe jemi më shumë se shokë. „Ne jemi që të gjithë tifozat këtu të „sëmurë“ e të „çmendur“ për atdheun“.
Ata kanë udhëtuar përmes Malit të Zi, në Kroaci, Bosnjë, Kroaci, Slloveni Austri, Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe në Francë prej Lensit në Marsej, Lion dhe do rrimë edhe dy javë të tjera se nuk kemi ardhur që të ikim menjëherë duke vënë theksin se ne do kualifikohemi dhe kombëtarja atëherë ka edhe më tepër nevojë për mbështetjen e tifozërisë.
„Zoti na ka dënuar dy ndeshjet e para, e të tretën ishalla do zoti dhe ne do e fitojmë“
Tifozët që udhëtonin me Altininin, Sidrit Isidor Bano, Elderino Lipe, Arjan Kolleshi, Klodian Prençe dhe më i riu Alen Macaj janë të bindur që kombëtarja do të na dhurojë edhe më tepër spektakël. Do japim gjithçka për kombëtaren thonë ata njëzëri. Ne do të jemi kudo që është kombëtarja jonë.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike

















