Lajme
Kursimet e kosovarëve rreth 3 miliardë euro
Vlera e kursimeve apo depozitave të klientëve në dhjetë bankat komerciale në Kosovës deri në mars të këtij viti ka arritur në 2.9 miliardë euro
Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e kursimeve apo depozitave të klientëve në dhjetë bankat komerciale në Kosovës deri në mars të këtij viti ka arritur në 2.9 miliardë euro, raporton “Evropa e Lirë”.
Nga kjo shumë, më shumë se 2.1 miliardë euro janë para të kursyera nga ekonomitë familjare, që përbëjnë rreth 72 për qind të totalit të depozitave dhe që pasohet nga Korporatat jo financiare me mbi 500 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Sipas shënimeve zyrtare, 95 për qind e depozitave janë në vlerën valutore të euros, por qytetarët e Kosovës mjete të kursyera kanë edhe në valuta tjera shuma e të cilave arrin në 133 milionë.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore rritja vjetore e depozitave është 8.5 për qind, derisa norma e interesit në depozita për ekonomi familjare është 0.9 për qind dhe për ndërmarrje 1.2 për qind. Rreth 24 përqind e totalit të depozitave janë të afatizuar.
Kosova brenda vitesh, thuhet nga ekspertë të fushës, nuk ka arritur që të krijojë një ekonomi më të zhvilluar, duke u radhitur kështu në mesin e vendeve më të varfra në rajonin e Ballkanit me nivel të lartë të papunësisë, që arrin në mbi 27 për qind, dhe me një numër të madh të qytetarëve të saj që jetojnë në varfëri të skajshme.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













