Portrete të firmave
Kurti bashkëbisedoi me sipërmarrëse, profesioniste dhe akademike nga diaspora jonë në Zvicër
Pas takimeve bilaterale me përfaqësues shtetëror zviceranë, kryeministri Albin Kurti, u takua me gratë shqiptare sipërmarrëse, profesioniste dhe akademike nga diaspora në Zvicër, për të dëgjuar mbi historitë e tyre te suksesit, përcjell albinfo.ch një njoftim të publikuar nga Kurti.
Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se Kosova është shtet që promovon lidere gra në sektorë të ndryshëm, përfshirë në biznes dhe ndërmarrësi.
Në njoftimin e dërguar nga Kurti thuhet se ai u fokusua edhe në politikat gjithëpërfshirëse të ndërmarra gjatë mandatit.
Ai theksoi se “është rritur pjesëmarrja e grave në pozicione vendimmarrëse dhe administratë publike, ku 45.6% është niveli i përfaqësimit të grave në institucione publike, gjersa është përmirësuar dhe përfaqësimi në ndërmarrjet publike”.
Ndërkohë sa i përket aftësimit arsimor, profesional dhe punësimit, kryeministri tha se “janë ndarë 4881 bursa për studentë në fushat STEM, ku prej tyre 4611 janë destinuar për studentet vajza, është arritur mbështetje direkte për punësimin e mbi 12 mijë grave, janë shtesat për lehona dhe fëmijë ku kemi mbi 62 mijë lehona përfituese gjersa për shtesat për fëmijë kanë përfituar mbi 400 mijë fëmijë”, thuhet në njoftim.
Kurti tha se mërgimtarët, përfshirë edhe gratë e suksesshme, mund të zgjerojnë veprimtaritë e tyre biznesore në Kosovë, duke shfrytëzuar mundësitë e ofruara nga vetë shteti, në mënyrë që përvoja e akumuluar jashtë vendit të jetë thelbësore për zhvillimin dhe avancimin e shtetit, duke ndërtuar ura të reja dhe fuqizuar brezat e rinj, për sigurimin e një të ardhme të qëndrueshme për vendin.



E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore














