Kosova
Kurti: Buxheti për ushtrinë më 2023 do të rritet për 20 për qind
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se gjatë vitit 2022 ka pasur dyfishim të buxhetit për Ushtrinë e Kosovës, krahasuar me një vit më parë.
Ndërsa më 2023 buxheti për ushtrinë rritet për 20 për qind. Duke renditur, sipas tij, sukseset e Qeverisë që ai drejton gjatë vitit 2022, Kurit ka shkruar në Facebook se gjatë vitit që shkoi janë arritur marrëveshje bashkëpunimi me shtetet si Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia. Ai ka përmendur edhe rekrutimet dhe trajnimet e ushtarëve të FSK-së.
“Janë rekrutuar 820 ushtarë të rinj dhe 30 kadetë; Në proces të rekrutimit janë edhe 612 ushtarë aktivë dhe 388 rezervë; Moshën e rekrutimit e kemi ngritur nga 23 në 25 vjeç; Janë trajnuar jashtë vendit 2547 ushtarakë: 3 herë më shumë se më 2020, 16 herë më shumë se në 2019”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit













