Kosova
Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit.
“Unë dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky akt i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e të gjithë rajonit”, ka shkruar ai në platformën X.
I condemn Iran’s recent attack on Israel. This unprecedented act poses a severe risk of destabilizing the entire region. Now, more than ever, the world needs to prioritize ending hostilities and fostering lasting peace.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 14, 2024
Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit. “Sulmi i mbrëmshëm është një sulm jo vetëm ndaj Izraelit por ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë. Vlerat tona të përbashkëta sot cenohen seriozisht dhe Kosova duhet të rreshtohet pa asnjë mëdyshje me NATO-n, ShBA-të dhe Izraelin, në mbrojtje të lirisë. Qëndrojmë me Izraelin sepse ndajmë një të kaluar të dhimbshme dhe e dijmë se sa kushton liria, andaj jemi me ata që e mbrojnë të njëjtën me çdo kusht”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit të dielën. Irani lansoi mbi 300 dronë e raketa në drejtim të Izraelit në një sulm hakmarrës për vrasjen e dy gjeneralëve të tij në Konsullatën në Damask më 1 prill.
Izraeli ka thënë se shumica e raketave e dronëve iranianë u shkatërruan.
“Kosova i bashkohet aleatëve nëpër botë duke dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit. Ky përshkallëzim i madh po çon te një jostabilitet i paprecedent në rajon dhe përtej, me jetë të pafajshme që mbajnë barrën e bilancit të tij shkatërrues. Përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
Kosovo joins allies around the world in condemning Iran’s attack against Israel.
This major escalation is leading to unprecedented instability in the region and beyond, with innocent lives bearing the brunt of its devastating toll.
Peace efforts must prevail.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 14, 2024
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës











