Kosova
Kurti dhe Vjosa Osmani bëjnë homazhe para varrit të Rugovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurtin kanë nderuar sot ish-presidentin Ibrahim Rugova. Pas homazheve pranë varrit të tij, Osmani ka thënë se e nderuan Rugovën, si ideator të shtetit të Kosovës.
Në 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, dy krerët shtetërorë kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Rugova, duke shënuar herën e parë që Kurti e nderon presidentin e parë të Kosovës.
Osmani thotë se sot nderuan Rugovën si ideator i shtetit të pavarur të Kosovës, raporton Gazeta Express.
“Ishim këtu për të nderuar kontributin historik në ndërtimin e themeleve të shtetit tonë, Ideator i Kosovës shtet i pavarur dhe sovran dhe kontributin e tij rreth bashkimit të të gjithë shqiptarëve rreth kësaj ideje”, ka thënë Osmani.
Ndërsa Kurti e ka kujtuar Rugovën në zgjedhjet e tij si president, duke thënë se i vlerëson përpjekjet institucionale.
“Si kryeministër i Republikës së Kosovës sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të shpalljes së pavarësisë kujtojmë presidentin e parë të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën të zgjedhur me votë popullore me 24 maj të vitit 1992. Një dekadë më vonë më 4 mars të vitit 2002 në Kuvendin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova rizgjidhet përsëri president, president i parë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo në vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe institucionale, angazhimin politik për liri dhe pavarësi. U prehtë i qetë dhe në paqe”, ka deklaruar Kurti. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare Kandidatja e LDK-së për presidente do të udhëtojë së bashku me Lumir Abdixhikun për një bashkëbisedim... -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo -
Visar Morina firmos me Cinetic pas triumfit në Sundance me “Shame and Money”
Jeta në Zvicër
-
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues Kancelari Friedrich Merz kërkon integrim më të shpejtë për Ukrainën, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor do... -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran -
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online















