Kosova
Kurti, në stadium për ndeshjen Shqipëri – Kroaci
Mësohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë në stadiumin e Hamburgut për ta përcjellë nga afër ndeshjen e “Euro 2024” mes Shqipërisë dhe Kroacisë, e cila luhet sot nga ora 15:00, përcjell albinfo.ch.
Në një njoftim nga Kryeministria të mërkurën, është konfirmuar se Kurti do ta ndjekë nga afër Kombëtaren e Shqipërisë.
Sipas njoftimit, ai po qëndron në Hamburg me ftesë të të dërguarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Bashkë me Sarrazinin, Kurti do ta vizitojë portin e Hamburgut “për të parë nga afër Sistemin e Skanimit të Ngarkesave me Rreze X në port”.
“Për të vazhduar më pas edhe në stadiumin e Hamburgut, në mbështetje të kombëtares shqiptare sot në përballje me Kroacinë, në kuadër të EURO2024”, thuhet në njoftim.
Kurti është takuar edhe me bashkatdhetarë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 Këshilli Federal synon të mbështesë Lojërat Olimpike Dimërore 2038 në Zvicër me një fond prej deri... -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës -
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme













