Kosova
Kurti: Inflacioni ka rënë në 2.8 përqind në qershor
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, priti në takim gjatë ditës përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje ekipit, si dhe i falënderoi ata për bashkëpunimin e frytshëm.
“Projektet e përbashkëta me FMN-në ishin në fokus të diskutimit. Qeveria e Republikës së Kosovës u vlerësua për zhvillimin ekonomik në dy vitet e fundit. U theksua se të hyrat buxhetore janë rritur rreth 15%, ndërkaq niveli i inflacionit ka rënë dukshëm, në vetëm 2.8% në muajin qershor. Kryeministri nënvizoi se sipas të dhënave të ATK-së, për herë të parë ekonomia jonë ka mbi 400,000 pozicione të regjistruara të fuqisë punëtore aktive. Duke shërbyer kështu si dëshmi e suksesit të politikave tona të punës dhe ekonomike që kanë ndihmuar gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara, sipërmarrësit dhe të tjerët të jenë pjesëmarrës të suksesshëm në fuqinë punëtore. Përfaqësuesit e FMN-së thanë se duke pas parasysh këto të dhëna dhe zhvillime, Kosova ka një të ardhme të ndritur përpara. Ata gjithashtu u shprehën falënderues për bashkëpunimin e mirë ndërmjet FMN-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Delegacioni nga FMN kryesohej nga zëvendësdrejtori i Departamentit për Evropë të FMN-së, Mark Horton. Ai shoqërohej nga drejtuesi i misionit të FMN-së në Kosovë, Gabriel di Bella dhe ekipet e tyre përkatëse.
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
Edi Rama ekspozon në “Art Basel” ndërkohë që Tirana “po vlon” Basler Zeitung: "Ndërsa në Shqipëri, ai po polarizon gjithnjë e më shumë si kreu i qeverisë,... -
Bürgenstock, skena e diplomacisë botërore: Resorti zviceran ku pritet të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran -
Borxhet nga blerjet online po rriten në Zvicër -
Berna i hap rrugën Gjenevës për më shumë pushim prindëror -
Helvetia Gold sjell koleksionin ekskluziv të kartelave të arit














