Kosova
Kurti: Më 6 tetor populli i Kosovës i flaku tutje iluzionet dhe e rifitoi ëndrrën
Albin Kurti po qëndron në Londër
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po qëndron në Londër dhe zhvilloi një takim me bashkatdhetarët që jetojnë në Britani. Pretendenti i LVV-së për kryeministër të Kosovës, gjatë vizitës po shoqërohet edhe nga kandidatet për deputete, Saranda Bogujevci dhe Fitore Pacolli. Ai tha se fitorja e tyre në Kosovë ka jehonë edhe më të gjerë se sa vetëm Republika e Kosovës apo kombi shqiptar.
“Është dëshmuar se insistimi shumëvjeçar shpaguhet atëherë kur je bashkë me qytetarët dhe e mban interesin e përgjithshëm mbi interesin e veçantë. Që do të thotë se e mban idealin dhe moralin në politikë. Unë nuk mendoj që ëndrra dhe realiteti janë të kundërta dhe as në kundërthënie me njëra-tjetrën. E kundërta e ëndrrave nuk është realiteti, por iluzionet. Pra nëse shqiptarëve në periudha të caktuara historike iu kanë munguar ëndrrat, kjo sepse iu kanë tepruar iluzionet.
E përfundimisht më 6 tetor, populli i Kosovës, bashkatdhetarët tanë që votuan, qoftë me postë, qoftë duke ardhur në vendlindje, i flakën tutje iluzionet dhe e rifituan ëndrrën. Duke e rifituar ëndrrën, ata janë fare pranë ndryshimit të realitetit, e për këtë gjë nevojitet një qeveri e re, çfarë do të jetë ajo e opozitës së deridjeshme, e me udhëheqjen e Vetëvendosjes, për t’i realizuar ëndrrat e mira të qytetarëve tanë të Republikës”, tha mes tjerash Kurti, raporton RTV21.
Kurse kandidatja për deputete e LVV-së, Fitore Pacolli, tha se është pikërisht Londra ajo që ka ndikuar në orientimin e saj politik, pasi aty ka dëgjuar një ligjëratën të Albin Kurtit, i cili ka arritur si asnjë lider tjetër politik ta bindë për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. “Prej krejt kontakteve që unë kisha arritur më i bë në Londër të politikanëve që unë i kisha taku, asnjë politikan nuk më pat dhënë një mesazh të qartë që duhet ta kemi si lider në Kosovë përveç Albin Kurtit. Unë pata vendos që t’i bashkohem Lëvizjes Vetëvendosje për derisa isha në Londër”, tha Pacolli, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














