Kosova
Kurti mohon se 2 milionë euro për mërgatën lidhen me blerjen e votave
Sipas tij, subvencionimi do të mbulojë linjat ajrore që lidhin Aeroportin “Adem Jashari” me aeroportet nga ku vjen mërgata, deri në fund të sezonit veror të aviacionit, në muajin tetor
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendimi për subvencionimin e linjave ajrore që lidhin Kosovën me destinacionet ku jeton mërgata është marrë për të parandaluar anulimin e fluturimeve gjatë sezonit veror.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se masa prej 2 milionë eurosh është ndërmarrë në një kohë kur rritja e kostos së karburantit ka rrezikuar realizimin e disa fluturimeve të planifikuara për muajt korrik dhe gusht, periudhë kur numri i bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë është më i lartë, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, subvencionimi do të mbulojë linjat ajrore që lidhin Aeroportin “Adem Jashari” me aeroportet nga ku vjen mërgata, deri në fund të sezonit veror të aviacionit, në muajin tetor.
Kurti ka theksuar se vendime të ngjashme për mbështetjen e linjave ajrore aplikohen edhe në shumë shtete të rajonit dhe më gjerë, me qëllim nxitjen e turizmit dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.
Ai ka mohuar pretendimet se kjo masë lidhet me blerje biletash apo me ardhje të organizuar për qëllime zgjedhore, duke e cilësuar atë si një skemë mbështetëse për mërgatën dhe ekonominë e vendit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s Duket e vështirë për punonjësit e Swiss-it të identifikohen me Lufthansa-n. Arsyeja, thanë ata, është se... -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit -
Turisti zviceran sulmohet nga një peshk në Itali, përfundon në spital me plagë të rënda













