Kosova
Kurti nga Davosi: Serbia po e kupton se Kosova është shtet edhe pse e refuzon njohjen
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Serbia tani më shumë se kurrë më parë e kupton se Kosova është një shtet i pavarur, edhe pse ende nuk e njeh zyrtarisht.
Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Kurti gjithashtu ka nënvizuar ndikimin e Rusisë në rajon përmes Serbisë.
“Nga katër fqinjët tanë, tre e njohin Kosovën. Vetëm Serbia mbetet pa njohje, por nuk do të zgjasë shumë. Ata tashmë e kuptojnë më qartë se kurrë që jemi shtet. Realiteti ka ndryshuar. Çfarë duhet të ndodhë është që ëndrra e tyre për kthim të mbetet e paarritshme. Po ashtu, ëndrra për një Perandori Ruse, e cila sot është Federata Ruse, nuk është e realizueshme. Perandoria Ruse nuk dëshiron fqinj të pavarur, por kjo është e pamundur,” tha Kurti në bisedën me ish-diplomatin britanik Rory Stewart.
Duke folur për situatën në veri të Kosovës, Kurti ka kujtuar se 5-10 vjet më parë nuk ka pasur liri për të folur shqip apo për të lëvizur lirshëm.
Ai shtoi se kjo është arsyeja për të forcuar solidaritetin brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Sipas tij, “Rusia synon t’i dobësojë të dyja, ndërsa Kina aspiron fuqinë e Shteteve të Bashkuara”.
Kurti gjithashtu nënvizoi se “çdo akt që destabilizon fqinjët tanë, ka ndikim negativ edhe mbi ne”.
“Kërcënimi kryesor për ne mbetet Rusia,” tha ai.
Duke komentuar mbi ndryshimet gjeopolitike, Kurti vuri në dukje se situata është e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme. Ai theksoi nevojën për bashkëpunim më të fortë brenda NATO-s dhe për krijimin e aleancave rajonale.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nuk dëbohet çifti kosovar që kishte marrë 750 mijë franga ndihma sociale Familja me katër fëmijë kishte marrë një total prej afërsisht 750,000 frangash zvicerane nga shteti gjatë... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Pianistja Fatjona Maliqi shkëlqen me recital në Kalanë e Loburgut -
SHBA
Nita Kaprolli, shqiptarja që po ndërton karrierë të jashtëzakonshme në teknologji dhe AI -
Zvicër
Diaspora shqiptare në Zvicër organizon eventin “ADN Shqiptare” në Uster
Jeta në Zvicër
-
Viti 2025 rekord për strehimoret malore të SAC në Zvicër Strehimoret malore të Klubit Alpin Zviceran (SAC) kanë shënuar vitin më të suksesshëm në historinë e... -
Kadmiumi në ushqim ngre shqetësime edhe në Zvicër -
Vaud: Miratohen 807 milionë franga për metrotë e Lozanës -
Talibanët përfitojnë mbi 70 milionë dollarë nga fluturimet mbi Afganistan, ndikim edhe për Zvicrën -
Gjykata në Gjenevë rikthen kufizimin e shpejtësisë 30 km/h në disa rrugë të qytetit













