Kosova
Kurti: Nuk ka normalizim pa siguri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar mbi vizitën e emisarëve evropianë e amerikanë që vijnë të shtunën në Kosovë. Ai thotë se nuk e di se çka do të ofrojnë, por se nuk ka normalizim pa siguri.
“Çka do të ofrojnë e çka do të kërkojnë, do ta marrim vesh nesër, unë mund të them që nuk mund të ketë normalizim pa siguri dhe siguria e Republikës së Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit, edhe për popullin dhe shoqërinë. Për këtë ne punojmë ditë e natë, me krejt çka mundemi e dimë”, ka thënë Kurti.
Ai thotë se është koha që të gjithë të kuptojnë se kush është Serbia dhe ta sanksionojnë atë.
“Në dhjetorin e kaluar i kishim 16 barrikada në veri, me 26 dhe 29 maj të këtij viti patëm sulm mbi policinë, mbi ushtarët e KFOR-it dhe mbi ju gazetarët. Më 14 qershor patëm rrëmbimin e policëve në Leposaviq, ndërkaq më 24 shtator patëm sulm terrorist, në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Është jetike për Kosovën, për demokracinë dhe për rajonin e Ballkanit që ata që nuk e kanë ditur ose nuk e kanë kuptuar se kush është Serbia dhe Beogradi zyrtar, më në fund ta bëjnë këtë, sepse nuk është Kosova ajo që duhet të ketë masa, por është Serbia ajo që duhet të ketë sanksione”, shtoi kreu i qeverisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Tutje Kurti, për dialogun tha se Kosova është konstruktive edhe në zbatimin e marrëveshjes bazë të Brukselit, porse Serbia është fajtore për moszbatimin e saj.
“Sa i përket dialogut në Bruksel, ne kemi marrëveshje, por që përsëri Serbia nuk i ka zbatuar, e kemi marrëveshjen bazike të 27 shkurtit, e kemi edhe aneksin e 18 marsit, ne kemi qenë përherë konstruktiv, të përkushtuar e kreativ dhe kurrsesi nuk ka faj apo përgjegjësi në anën tonë se Kosova dhe Serbia nuk i kanë marrëdhëniet normale. Marrëveshja bazike nga 27 shkurti e ka në qendër njohjen de facto reciproke dhe sa më parë që zbatohet ajo, do të kemi jo vetëm normalizim demokratik e evropian, por edhe siguri për vendin tonë e rajonin”, u shpreh Kurti.
E-Diaspora
-
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë... -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani
Jeta në Zvicër
-
Tragjedia në Chiètres: I dyshuari për zjarrin në autobusin postar ishte raportuar i zhdukur nga spitali Personi që dyshohet se shkaktoi zjarrin tragjik në një autobus postar në qendër të Chiètres, në... -
Qyteti zviceran Interlaken shtrëngon rregullat, ndërsa shtëpitë e dyta rriten ndjeshëm -
Cilat vende janë prekur më shumë nga kriza në Lindjen e Mesme -
Hekurudhat Federale Zvicerane raportojnë numër rekord pasagjerësh në vitin 2025 -
“E qeshura e saj preku shumë njerëz”: Moderatorja Lara vdiq në zjarrin e autobusit











